Po filmonte perëndimin e diellit, modelja turke bie nga tarraca

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 10:54 | Bota

Ky është momenti i frikshëm kur një modele e rrjeteve sociale ra nga kati i nëntë i një ndërtesë në Turqi, ku kishte hipur për të bërë video për faqen e saj në TikTok.

23-vjeçarja Kubra Dogan kishte shkuar për vizitë tek kushërira e saj në Stamboll dhe së bashku u ngjitën në tarracë për të filmuar perëndimin e diellit.

Ajo ishte duke pozuar përpara kamerës së celularit të saj kur i rrëshqiti këmba në një copë plastike dhe ra nga një lartësi e madhe duke humbur menjëherë jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos