Qeveria “bardhezi” e Melonit

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 14:42 | Showbiz

Të zezë ose të bardhë. Gratë e qeverisë së Giorgia Melonit nuk zgjodhën rrugë të mesme për betimin te Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella. Asnjë prej grave të qeverisë Meloni nuk zgjodhi fund apo fustan.

Kryeministrja e re ishte formale dhe e matur. Meloni u prezantua me një kostum pantallonash të errët. Zgjedhje të kundërt bënë Maria Elisabetta Alberti Casellati dhe Alessandra Locatelli. Casellati e kishte zbukuruar kostumin e bardhë me një karficë ari. Kostum të errët dhe bluzë bardhë e zi me motive gjeometrike kishte veshur Eugenia Roccella, Ministre për Familjen, Lindjen dhe Shanset e Barabarta. Këmishë të bardhë me prerje mashkullore me jakë dhe kostum të zi kishte veshur Annamaria Bernini.

Këmishë të bardhë mëndafshi me fjongo të gjatë kishte zgjedhur  Daniela Santanché, që nuk heq dorë nga këpucët me taka të larta.

Por nuk ka kaluar pa u vënë re edhe partnerja e Matteo Salvinit, Francesca Verdini , e cila zgjodhi të vishte një fustan shumë të shkurtër të errët, pallto vishnje dhe sandale me thumba për të shoqëruar ministrin e ri të Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministrin. Sytë shkuan edhe tek Arianna, motra e Giorgia Melonit dhe bashkëshortja e ministrit të ri të Bujqësisë dhe Sovranitetit të Ushqimit, Francesco Lollobrigida, e cila, e ulur në rreshtin e parë, e rezervuar për familjet, u shfaq me pantallona të bardha dhe flokët e kapur.

Ndër burrat, Ministri i Sportit, Andrea Abodi, ishte i vetmi i veshur me gri, të gjithë të tjerët zgjodhën kostume të errëta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/21/nis-epoka-meloni-ne-itali-liderja-e-fratelli-ditalia-prezanton-ministrat-neser-betimi/
https://a2news.com/2022/09/27/fitorja-e-melonit-ne-itali-cfare-ndryshon-per-shqiptaret-dhe-marrjen-e-nenshtetesise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos