Ndodh mrekullia, ekipi italian ngjitet në Serie A pas 23 vitesh

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 20:27 | Futboll
Ndodh mrekullia, ekipi italian ngjitet në Serie A pas 23 vitesh

Mundi i një sezoni të mrekullueshëm në Serinë B u shpërblye. Tashmë, pas 23 vitesh mungesë, Salernitana rikthehet në elitën e futbollit italian.

Ekipi nga Kampania siguroi kalimin në Serie A duke fituar në ndeshjen e fundit ndaj Pescarës me rezultatin 0-3 dhe duke e mbyllur kampionatin në vendin e dytë.

Monza u mund të shtëpi nga Brescia dhe së bashku me Chievon kalojnë në fazën play-off. Cosenza bie një kategori më poshtë pasi humbi ndaj Pordenones. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos