I kërkojnë të zbatojë distancimin social, shkatërron dyqanin

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 13:58 | Bota

Kamerat e sigurisë në një market kanë filmuar momentin e dhunshëm të një klienteje e cila zemërohet pasi i kërkohet nga punonjësit të zbatojë masat e nevojshme të distancimit social.

Sapo stafi i marketit i ka kërkuar klientes të zbatojë rregulloren e re të vendosur për shkak të pandemisë, ajo zemërohet dhe nis të rrëzojë përtokë rafte të tëra me verë dhe pije alkoolike.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Surrey dhe autorja është ndaluar nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos