I mbijetuari i masakrave ndaj çamëve rrëfehet përmes fakteve historike

Nga A2 CNN
4 Qershor 2023, 20:18 | Aktualitet
I mbijetuari i masakrave ndaj çamëve rrëfehet përmes

Nisi në Paramithi në qershor të vitit 1944, por pas kaq vitesh ai jeton ende me historinë që i mori shtëpinë, familjarët, miqtë dhe të afërmit.

Nuk është vetëm një histori njerëzore, por është një histori ku rrëfehen përmes fakteve historike, datash e kërkimesh, madje edhe studiuesish që e kanë ndihmuar 88-vjeçarin të lëvrojë mes dokumentesh të mbledhura ndër vite për të lënë këtë libër si trashëgimi e mision te brezat e ardhshëm.

Në këtë libër, autori sjell një panoramë të plotë të krahinës së Çamërisë, nga lashtësia deri në ditët e sotme duke iu referuar edhe autorëve të njohur grekë, si Niko Zhango, të cilët përshkruajnë në mënyre të detajuar krimet ndaj popullsisë çame dhe bëjnë apel që ato krime të mos përsëriten më.

Nuk duhet lënë në harresë kjo histori, thotë profesori i letërsisë, studiuesi Bashkim Kuçuku në fjalën e tij në Akademinë e Shkencave.

Alket Veliu, Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “HasanTahsini”, e ka cilësuar muajin qershor si muajin më të rëndësishëm të kujtesës historike për shqiptarët e Çamërisë ndaj edhe këtë vit misioni i tij është që përmes botimeve e eventeve të kulturës të mbajë gjallë historinë e shqiptarëve të Çamërisë.

88-vjeçari, Nexhat Merxhushi, është një nga shqiptarët e lindur në Paramithi të Çamërisë që ka përjetuar genocidin dhe dëshmitë e tij, për t’i shënjuar ato në pesë libra të botuar deri tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos