4 persona tentojnë të vjedhin biznesin në autostradën Tiranë-Durrës, pikasen nga roja

Nga A2 CNN
4 Qershor 2023, 10:49 | Aktualitet
4 persona tentojnë të vjedhin biznesin në autostradën

4 persona kanë tentuar që të grabisin një biznes në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. 4 personat janë futur që të vjedhin një biznes për prodhimin dhe shitjen e betonit, por nuk ia kanë dalë. Referuar njoftimit zyrtarë të policisë së Tiranës, ato u pikasën nga roja private dhe menjëherë janë larguar në drejtim të paditur.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

"Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, 4 persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin me dhunë në një biznes privat (biznes për prodhimin dhe shitjen e betonit).

Për shkak të reagimit të shërbimit privat të sigurisë dhe mbështetjes dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë, personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira janë larguar.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar". (A2 Televizion)

Njoftimi i policisë

A2 CNN Livestream

Latest Videos