
Max Verstappen fiton “pole position” në Çmimin e Madh të Barcelonës. Me kohën 1 minutë, 12 sekonda dhe 272 të mijëtat, holandezi i Red Bullit i la pas të gjithë edhe një herë tjetër, duke treguar dominim të plotë.
Nga vendi i dytë do të niset spanjolli i Ferrarit, Carlos Sainz, gati gjysmë sekonde më i ngadaltë sesa Verstappen.
Pas tyre do të nisen Lando Norris (McLaren), Pierre Gasly (Alpine), Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Lance Stroll (Aston Martin).
Ndërkohë, shumë keq Ferrari tjetër, me Charles Leclerc që do të niset nga vendi i parafundit. (A2 Televizion)