“I mbuluar kokë e këmbë me jorgan” - Historia tragjike e 19-vjeçarit turk, që vdiq nën rrënoja së bashku me të vëllanë

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2023, 15:37 | Bota

Një tjetër histori tragjike vjen nga Turqia pas tërmeteve shkatërrimtare që i morën jetën mbi 50 mijë personave.

Bëhet fjalë për një djalë 19-vjeçar, i quajtur Taha Duymaz, i cili në momentin e tërmetit të 6 shkurtit ishte së bashku me të vëllanë, ndërsa për fat të keq, që të dy humbën jetën pasi u zunë poshtë nga rrënojat.

Ishte miku i ngushtë i Taha, i cili shpërndau në rrjetet sociale një foto të tij me mamanë, me një dedikim prekës që të këpusin shpirtin.

19-vjeçari u gjet nën rrënoja i pajetë së bashku me të vëllanë plot 12 ditë pas tërmeteve që tronditën jo vetëm Turqinë e Sirinë, por një botë të tërë.

Ajo që e bën më të dhimbshme situatën në fjalë ishte fakti se, Taha u gjet i mbështetje me jorgan, me të cilin mesa duket është përpjekur që të minimizojë dëmet nga rënia e inerteve e copave të betonit gjatë shkundjes nga tërmeti.

Mirëpo, kjo përpjekje e tij rezultoi jo efikase, pasi fatkeqësisht kjo nuk e ndihmoi, duke i marrë jetën e duke mos pasur asnjë shans shpëtimi.  

Megjithatë, ai jorgan me të cilin ishte mbështetje e nxori Tahan të paprekur, të padëmtuar nga copat e mëdha të betonit që e zunë poshtë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/18/9-vjecarja-doli-e-pajete-nga-rrenojat-qeni-i-saj-ndalon-se-ngreni-dhe-piri-imazhe-zemerthyese/
https://a2news.com/2023/02/18/tragjedi-njerezore-ne-turqi-humbi-gruan-dhe-foshnjen-22-muajshe-nga-termeti-vdes-disa-dite-me-pas/
https://a2news.com/2023/02/18/u-nxor-nga-rrenojat-pas-296-oresh-kerkesa-e-pare-e-qytetarit-me-jepni-uje/
https://a2news.com/2023/02/23/ishte-ide-e-gruas-elektricisti-turk-shpik-kabinen-kunder-termetit-me-te-gjitha-brenda/

A2 CNN Livestream

Latest Videos