Arrestohet në 3 të mëngjesit futbollisti i Premier League

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 12:18 | Futboll
Arrestohet në 3 të mëngjesit futbollisti i Premier League

Një futbollist i Premier League është arrestuar në orën 3 të mëngjesit të së matës, raportojnë mediat britanike.

“The Sun” shkruan se lojtari, i cili është në të 20-tat, ishte në gjumë kur gjashtë makina policie mbërritën në vilën e tij. Sipas mediave, ai është akuzuar për përdhunim nga një vajzë, gjithashtu në të 20-tat, e cila ka dorëzuar në polici edhe foto të shenjave në trup.

Edhe pse emri i lojtarit nuk bëhet i ditur, mësohet se ai është përfaqësues i një skuadre kombëtare, por nuk specifikohet nëse është i Anglisë apo jo.

Sipas “The Sun”, lojtari i mirënjohur ka kaluar 15 orë në polici, duke u marrë në pyetje. Raportohet se ai kishte nisur stërvitjen me klubin e tij dhe madje duhet të nisej sot për fazën përgatitore jashtë vendit.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur muajin e kaluar, pasi vajza pretendon se është përdhunuar në një resort nga futbollisti, i cili duhet të luajë edhe në Kupën e Botës në fund të vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos