Misteret e vrasjes së babë e bir, pistat ku po heton policia

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 12:36 | Kronikë
Misteret e vrasjes së babë e bir, pistat ku po heton policia

Policia e Shkodrës ende nuk ka asnjë pistë apo të dyshuar konkret për ekzekutimin e babë e bir, pasditen e së enjtes në njësinë administrative Pult të Dukagjinit.

Ish-polici Gjok Gurra 57-vjeç, dhe djali i tij 31-vjeçar Edurad Gurra u qëlluan për vdekje, ndërsa ishin në automjetin e tyre dhe mendohet se ndaj tyre ishte zënë pritë duke i qëlluar me breshëri armësh.

Burime jozyrtare kanë hedhur dyshime se lidhjet e 57-vjeçarit Gjok Gurra me ish-kolegët e tij të policisë në dhënien e informacioneve për kultivimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit, mund të jetë një nga pistat e kësaj ngjarje të rëndë.

Megjithatë, nuk përjashtohen as pista të tjera të mundshme. Zona ku ka ndodhur vrasja, është thuajse jashtë kontrollit të policisë.

Edhe aksionet kundër kanabisit në këtë zonë bëhen me forca të shumta, pasi nuk kanë munguar kundërveprimet nga personat që e mbjellin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos