Nga Kuçova me pistoletë në Sukth, “Shqiponjat” arrestojnë 34-vjeçarin duke pirë kafe

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 11:44 | Kronikë
Nga Kuçova me pistoletë në Sukth, “Shqiponjat”

Një 34-vjeçar nga Kuçova është vënë në pranga ditën e sotme në Sukth të Durrësit, pasi është kapur me një pistoletë me vete, ndërsa qëndronte në një lokal të zonës. Ai u arrestuar nga forcat “Shqiponja”, ndërkohë që, në momentin e ndalimit, ai është përpjekur ta hedhë armën.

“Sukth, Durrës/Finalizohet falë inteligjencës policore, operacioni i koduar “Klienti”, sekuestrohet 1 pistoletë. I pajisur me armë zjarri, teksa qëndronte në një lokal në Sukth, kapet në flagrancë dhe arrestohet 34-vjeçari.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme "Shqiponja" të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”, në kuadër të të cilit u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Për këtë rast u arrestua shtetasi B. S., 34 vjeç, banues në Kuçovë. 34-vjeçari u kap në flagrancë, në një lokal në lagjen “Perimore”, Sukth, teksa mbante me vete një armë zjarri pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)

NJOFTIMI I POLICISË SË DURRËSIT

A2 CNN Livestream

Latest Videos