
Temperaturat kanë shënuar të dielën vlerat më të larta të këtij viti. Termometri regjistroi 40 gradë Celsius në Koplik dhe Elbasan, ndërsa në Berat, Kuçovë dhe Gjirokastër u tejkalua vlera 40. Temperatura më e lartë është shënuar në Gjirokastër, 41,3 gradë Celsius.
Këto temperatura shënohen në Shqipëri sa herë ka masa ajrore afrikane drejt Europës Jugore. Sa i takon kësaj jave, parashikohet një ndryshim i motit të mërkurën kur priten edhe reshje në pjesën më të madhe të vendit duke normalizuar edhe temperaturat maksimale në vend të cilat pritet te shënojnë 33-34 gradë Celsius. (A2 Televizion)