I nxehti ekstrem, kërkesë për 4 pushime gjatë lojës në Kupën e Afrikës

Nga A2 CNN
22 Qershor 2019, 12:18 | Futboll
I nxehti ekstrem, kërkesë për 4 pushime gjatë lojës

Ndeshjet e Kupës së Afrikës do të përbëjnë rrezik jo të vogël për shëndetin e futbollistëve.

Teksa i nxehti ekstrem ka pushtuar kontinentin afrikan, takimet e pasdites të këtij kompeticioni do të luhen në temperatura mbi 40 gradë celsius, kushte aspak normale për një ndeshje futbolli.

https://a2news.com/2019/06/22/nis-kupa-e-afrikes-egjipti-triumfon-ndaj-zimbabve-dhe-merr-3-piket-e-para/

Si rrjedhojë, futbollistët kërkojnë të shtohen pushimet e shkurtra gjatë 90 minutave për të pirë ujë dhe për tu freskuar.

Federata afrikan e futbollit ka vendosur që loja të ndalet në minutën e 30 dhe 70 të takimit, por unioni i futbollistëve e sheh të domosdoshëm pushimin edhe gjatë minutës së 15 dhe 60-të për të shmangur dehidratimin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos