I nxehti pushton Europën, Brazili nën dëborë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 08:41 | Bota

Dëborë dhe i ftohti ekstrem në Brazil. Mbrëmja e së mërkurës ka rezervuar një surprizë të jashtëzakonshme në Brazil, ku në disa zona si Santa Catarina, temperaturat luhaten nga zero deri në 5 gradë celsius, ndërsa dje në mbrëmje ato kanë arritur deri në -8 gradë, duke sjellë të ftohtë ekstrem e dëborë në zonat malore në fund korriku.

Agjencitë turistike kanë qetësuar turistët, të cilët në Brazil kanë shkuar për plazh, që të akomodohen për disa ditë në resortet malore.

Valën e parë të të ftohtit jashtë të zakonshmes, brazilianët e përjetuan në fund të qershorit, me dëborën që rikthehet brenda muajit e me qytetarët në dhjetëra qytete që e kanë shijuar atë. 

Ndërkohë, krejt e kundërta ndodh në Europë në këto ditë, ku në disa vende temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë celsius. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos