Italia: 99% e viktimave nga koronavirusi që nga muaji shkurt, të pavaksinuar plotësisht

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 19:52 | Bota
Italia: 99% e viktimave nga koronavirusi që nga muaji shkurt, të

Pothuajse 99% e njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19 në Itali, që nga muaji shkurt i këtij viti, nuk kanë qenë plotësisht të vaksinuar. Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë italiane.

Raporti shton se ata pak persona plotësisht të vaksinuar që kanë vdekur nga Covid-19 kanë qenë më të moshuar sesa ata që vdiqën pa qenë plotësisht të vaksinuar.

Deri më sot, Italia ka vaksinuar plotësisht rreth 57% të popullatës mbi 12 vjeç.

Nga 1 shkurti deri në 21 korrik, në Itali kanë vdekur nga koronavirusi 423 persona plotësisht të vaksinuar, ose 1,2% e totalit të viktimave gjatë kësaj periudhe (35 776). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos