I nxehti “pushton” Lindjen e Mesme, në Izrael temperatura arrin në 46 gradë celsius

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 08:32 | Bota
I nxehti “pushton” Lindjen e Mesme, në Izrael temperatura arrin

Një valë të nxehti që zbret në Lindjen e Mesme bëri që temperaturat në Izrael të rriteshin dhe fëmijët të dilnin ku kishte burime uji, në plazhe dhe pishina.

Shërbimi Meteorologjik i Izraelit parashikon se vala e të nxehtit do të zgjasë të paktën deri të dielën, me temperaturat më të larta që do të arrijnë deri në 46°C në Luginën e Jordanit.

”Deri të dielën, ndezja e zjarrit në parqet kombëtare dhe rezervatet natyrore do të ndalohet për shkak të rrezikut të ndezjes së zjarreve, disa vende ose shtigje ecjeje do të mbyllen”.

Autoriteti i Natyrës dhe Parqeve të Izraelit

Ekspertët rekomandojnë të pihet shumë ujë, të mos lihen fëmijët ose kafshët shtëpiake në automjete të parkuara dhe të shmanget dalja nga ora 11:00-13:00 kur dielli është në pikën më të lartë në qiell. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/13/rrezik-per-te-gjithe-i-nxehti-pushton-italine-8-qytete-ne-alarm-te-kuq/
https://a2news.com/2023/07/13/stuhia-cerberus-vala-vdekjeprurese-e-te-nxehtit-perfshin-europen-jugore/
https://a2news.com/2023/07/10/i-nxehti-mori-62-mije-jete-njerezish-ne-europe-vitin-qe-shkoi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos