All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Prigozhin ose ka vdekur ose ndodhet në burg"

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 17:40 | Bota
“Prigozhin ose ka vdekur ose ndodhet në burg"
All - Paragraf - 1

Parashikimet për të ardhmen e Yevgeny Prigozhin nuk janë aspak optimiste.

Ai nuk është bërë më i gjallë që nga rebelimi i Wagnerit kundër presidentit rus Vladimir Putin, rebelim ky që mori fund pas ndërhyrjes së Bjellorusisë.

All - Paragraf - 3

"Unë personalisht nuk besoj se ai është gjallë, dhe nëse është, ai do të jetë në ndonjë burg," tha gjenerali amerikan në pension Robert Abrams për ABC News kur u pyet për fatin e shefit të Wagner, pas njoftimit të Kremlinit se ai u takua me Putin.

Takimi, sipas Kremlinit, thuhet se u zhvillua më 29 qershor, pesë ditë pasi Wagner i dha fund kryengritjes.

Megjithatë, fakti që Prigozhin nuk është shfaqur publikisht ngre dyshime te gjenerali amerikan nëse një takim i tillë ka ndodhur realisht.

All - Paragraf - 6

"Do të më befasojë nëse shohim pamjet e takimit të Putinit me Prigozhin," shtoi ai me sy.

Pas kryengritjes së Wagnerit, e gjetur shumë afër Moskës, u njoftua se Yevgeny Prigozhin ishte në Bjellorusi dhe nuk do të ndiqej penalisht, me ndërhyrjen e Aleksandër Lukashenkos. Megjithatë, disa ditë më vonë, Lukashenko tha se themeluesi i Wagner ndodhej në Rusi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos