I pafat, bllokuar prej 5 ditësh në pus, ndërron jetë i mituri

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 22:01 | Bota

Ndonëse u angazhuan për më shumë se 100 orë, ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të nxjerrin gjallë, të miturin 5 vjeçar që kishte rënë 5 ditë më parë në një pus 32 metra të thellë në Marok.

Dhjetëra njerëz dhe makineri të tonazhit të rëndë u angazhuan në këtë operacion në garë me kohën, që fatkeqësisht përfundoi me nxjerrjen e pajetë të trupit të të të voglit Rayan.

Sipas autoriteteve marokene shkaqet e vdekjes janë plagët që 5 vjeçari kishte marrë gjatë rënies në pusin e ngushtë.

Ndonëse me të ishte vendosur një kontakt më herët gjatë ditës, operacioni për hapjen e tunelit ishte i vështirë për shkak të frikës së rrëshqitjes së dherave, por ishin pikërisht këto orë fatale për Rayan që mbajti në ankth miliona njerëz në mbarë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos