I pafat, shkëmbi bie nga lartësia dhe i merr jetën drejtuesit të mjetit

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 14:05 | Bota

Drejtuesi i një makine humbi jetën në Civo të provincës së Sondrios, në Itali, pasi një masiv i madh shkëmbi u shkëput nga një lartësi e madhe dhe ra pikërisht mbi mjetin e tij.

Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, por pa mundur të bëjnë diçka pasi impakti i shkëmbit mbi makinë ishte i madh dhe drejtuesit kishte humbur jetën menjëherë.

Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe nxjerrjen e trupit të tij nga makina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos