Hetimet ndaj Ahmetajt, Apeli i GJKKO-së refuzon të heqë sekuestron për vilat në Lalëz e në Palasë

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 12:59 | Kronikë
Hetimet ndaj Ahmetajt, Apeli i GJKKO-së refuzon të heqë

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar që të lirojë nga masa e sekuestros një vilë në Lalëz e një në Palasë. Vilat në fjalë janë bllokuar për llogari të hetimit ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kujtojmë se gjatë marsit, pas dyshimeve për “fshehje të pasurisë”, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi nën sekuestro dy vila në bregdet, një në Palasë dhe një në Hamallaj.

Sipas burimeve nga SPAK, vila në Palasë është pjesë e një kompleksi rezidencial dhe dyshohet se zotërohet nga ish-bashkëshortja e ish-ministrit të Financave.

Godina në fjalë nuk rezulton e regjistruar ne emër të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, por në emrin e një zonje, rreth miqësor i saj. Vetë ish-bashkëshortja e zyrtarit të lartë ka mohuar të ketë lidhje me këtë objekt.

Ndërsa vila në Hamallaj e vënë në sekuestro me vendim gjykate i përket bashkëjetueses aktuale të ish-zv.kryeministrit, Ahmetaj. Ambientet e të njëjtës vilë iu nënshtruan një kontrolli nga agjentët e BHK në 8 mars.

Burime pranë SPAK, bënë me dije se masa e sekuestros u kërkua pas dyshimeve se dy godinat janë krijuar në burime financiare të jashtëligjshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/24/hetimet-per-arben-ahmetajn-sekuestrohet-nje-tjeter-vile/

A2 CNN Livestream

Latest Videos