Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori dyshohet një shtetas i huaj, lëshohen 6 urdhërarreste

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 17:52 | Kronikë
Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori dyshohet një shtetas i huaj,

Burime për A2 CNN kanë bërë të ditur se Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një shtetas të huaj, i cili dyshohet të jetë ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj.

Bëhet e ditur se janë gjetur disa rroba të përdorura nga autori në një banesë, të cilat kanë bërë të mundur edhe identifikimin. Ndërkohë, janë lëshuar edhe 5 urdhërarreste të tjera, mes të cilave edhe për një femër.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 prillit, ku autori qëlloi me 7 plumba mbi Ardian Nikulaj, teksa ky i fundit ishte i ulur në lokalin e tij, ndërsa më pak u largua me motor. Nga të dhënat e fundit, dyshohet që autori mund të jetë larguar në drejtim të paditur me makinën “Land Rover Defender”.

Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Ky është rasti i dytë përgjatë fushatës pas tritolit të vënë ndaj Benard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës. Ekzekutimi i Nikulajt, kryetari i socialdemokratëve të Tom Doshit, kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës nën logon e kësaj partie, ka bërë që policia krahas problemeve apo konflikteve personale t’i trajtojë dhe si krime me prapavijë politike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/20/dalin-pamjet-ky-eshte-momenti-kur-qellohet-me-bresheri-plumbash-biznesmeni-ne-shengjin%ef%bf%bc/
https://a2news.com/2023/04/19/vritet-kandidati-per-anetar-te-keshillit-bashkiak-ne-lezhe/
https://a2news.com/2023/04/20/konflikte-personale-apo-politike-policia-e-ka-te-pamundur-zbardhjen-e-krimeve-pergjate-fushates/

A2 CNN Livestream

Latest Videos