
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se të paktën 4 persona raportohet të kenë humbur jetën nga tërmeti që goditi Turqinë pak orë më parë.
Në një njoftim në Twitter, Koca shtoi se në total, 120 qytetarë turq ishin prekur nga fatkeqësia. Bilandi u rëndua, siç edhe fatkeqësisht pritej, pasi u konfirmuan 2 viktima të tjera, ndërsa numri i të lënduarve arriti 202.
38 ambulanca, 25 skuadra shpëtimi dhe dy helikopterë janë duke u përdorur për operacionin e kërkim-shpëtimit në Izmir, qytetin më të goditur nga tërmeti, shtoi Koca. (A2 Televizion)