Tërmeti i fuqishëm që goditi Izmirin në Turqi ka shkaktuar dëme edhe në Ishullin Samos të Greqisë.
Instituti grek i Gjeodinamikës tha se epiqendra e tërmetit ishte 19 km larg, në një thellësi prej 2 km.
Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë një kishë që është shembur pjesërisht.
Tërmeti është ndjerë deri në Athinë. (A2 Televizion)