"MiniShengeni ballkanik", Rama, Vuçiç, Zaev ftesë zyrtare Kosovës

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 19:10 | Ballkani
"MiniShengeni ballkanik", Rama, Vuçiç, Zaev ftesë

Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjatë një takimi online për bashkëpunimi rajonal, ftuan zyrtarisht Kosovën që të bashkohet me këtë nismë.

Ftesa vjen në vijim të kuadrit të përcaktuar në takimin e Uashingtonit në shtator të këtij viti midis Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev ranë dakord po ashtu të ngrenë një grup të përhershëm pune, që do të përfshijë përfaqësues zyrtarë nga secili prej vendeve, me qëllim përshpejtimin e zbatimit të veprimtarive, për të cilat është rënë dakord në kuadrin e nismës së bashkëpunimit të thelluar rajonal.

Po ashtu, tre liderat u dakordësuan të thellonin bashkëpunimin në lidhje me shëndetin publik në kontekstin e luftës kundër Covid-19. Ata u shprehën se shpresonin që, së shpejti, edhe qeveritë e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës do të mund t’i bashkoheshin nismës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos