“I rikujtojmë Bashës katërkëndëshin e përgjegjësive të tij madhore”, zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet kreut të PD

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 17:16 | Politikë
“I rikujtojmë Bashës katërkëndëshin e

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook u shpreh se Lulzim Basha nuk duhet të përfshijë Kreun e Shtetit në krizat që i shpik vetë.

https://a2news.com/2021/10/28/basha-rames-une-do-te-te-mund-si-ne-2011-n-ti-krijo-trekendeshin-e-bermudes-me-berishen-dhe-meten-dhe-qani-hallin-tuaj/

“Keqardhje që z.Lulzim Basha vazhdon të përfshijë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur. Për këtë arsye, i rikujtojmë z.Basha, KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të tij madhore:

1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;

2. Bojkoti i reformës në drejtësi;

3. Djegia e mandateve të deputetëve;

4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;

që sollën kapjen totale të shtetit. Megjithatë, Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë”, lexohet në postimin e Blushit në rrjetin social.

“Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99. Për Lulzim Bashën dhe çdo aktor tjetër të Partisë Demokratike, që kërkon të provokojë Presidentin e Republikës, duke i transferuar përgjegjësitë e tij për krizat dhe bojkotet, që sollën kapjen totale të shtetit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vetëm një përgjigje: TRANSPARENCËN DHE FAKTET! Nuk besoj se ka demokrat dhe shqiptar, që beson se Presidenti Meta u ikën përgjegjësive dhe ballafaqimeve për çështje të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, shtoi Blushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos