I shoqëronte në ekskursion, nxënësit shpëtojnë priftin nga mbidoza e kokainës

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 18:29 | Bota
I shoqëronte në ekskursion, nxënësit shpëtojnë

Duhet të shoqëronte në një ekskursion një grup nxënësish, por në vend që të përfaqësonte një siguri për adoleshentët, një prift në Itali u shndërrua në protagonistin e një episodi të turpshëm, ku vetë nxënësve iu desh të shpëtonin klerikun dhe ta transportonin në spitalin më të afërt.

Kjo, sepse prifti në fjalë, duke përfituar në një ndalesë të ekskursionit për në qytetin e Kremonës, kishte thithur një sasi të madhe kokaine dhe si pasojë u gjet në gjendje kritike nga mbidoza.

Prifti pas përmirësimit shëndetësor u denoncua nga Policia italiane, dhe u pezullua edhe nga posti i famullitarit të Alassios si dhe të roli të pedagogut të muzikës.

I njëjti religjioz, kur ndodhej në një qytezë tjetër, ishte akuzuar nga një vajzë se kishte tentuar ta prekte në rrugë.  Tashmë ai do të dërgohet në një strukturë që Vatikani ka ndërtuar enkas për rehabilitimin e priftërinjve që shfaqin probleme me veset. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos