I shpëtoi tërmetit, familja me 7 anëtarë gjen vdekjen nga flakët që shembën shtëpinë "e re"

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 15:42 | Bota

Pas tërmeteve fatale që shkatërruan banesa të tëra, një familje prej 7 anëtarësh u zhvendos nga Gaziantepi në Konia, por gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit që ra në shtëpinë ku ishin vendosur përkohësisht.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen qendrore Karatay, në orën 03:00. Zjarrfikësit dhe ekipet policore, pavarësisht përpjekjeve nuk kanë arritur dot t'i nxirrnin të gjallë. Një pjesë e shtëpisë njëkatëshe prej qerpiçi u shemb nga zjarri dhe në mbeturinat e dhomës së shkatërruar u gjetën trupat e pajetë të nënës, babait dhe 5 fëmijëve.

Mësohet se familja u dërgua në Konia nga disa të afërm menjëherë pas tërmetit, pasi shtëpia e tyre u shemb. Trupat e tyre u dërguan në morg për autopsi dhe hetimet për ngjarjen vijojnë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos