“I thashë familjarëve të më linin të vdisja”, aktori kujton aksidentin që pësoi me fadromën

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 21:28 | Showbiz

Jeremy Renner pësoi një aksident të rëndë me një fadromë kur po pastronte borën nga oborri i banesës së tij. Që nga dita e atij aksidenti, 1 janar, aktori që interpreton “Hawkeye” ka kryer shumë operacione për të rregulluar 30 kockat e thyera nga fadroma që e zuri poshtë.

Tashmë, në një intervistë për “ABC News”, Renner kujton ato momente të tmerrshme: “Ishte gabim i imi dhe pagova për atë gabim. Isha i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës. Shikoja makinerinë sipër meje dhe vetë isha mbi asfalt dhe akull. Ishte sikur dikush më zuri frymën. Nuk ndjeva dhimbje pasi shumë gjëra po i ndodhnin në moment trupit tim, por ishte sikur të dhimbte shpirti”.

Më tej, duke kujtuar plagët që mori, aktori tregon: “Mund të shikoja syrin tim me syrin tjetër. Fytyra më ishte shkatërruar. Në ditët e para në spital, i shkruaja familjarëve të mi që të mos më linin të jetoja i intubuar. I thashë qartë që nëse jeta ime do të varej nga një makineri, nga ilaçe dhe qetësues, të më linin të vdisja”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/25/detaje-te-reja-mbi-incidentin-e-aktorit-u-shtyp-nga-fadroma-ne-perpjekje-per-te-shpetuar-nipin-e-tij/

A2 CNN Livestream

Latest Videos