Putin: Kemi nevojë për një rend botëror shumëpolar pa neokolonializëm

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 21:27 | Bota
Putin: Kemi nevojë për një rend botëror shumëpolar pa

"Dëshira e Perëndimit për të imponuar rendin e tij të bazuar në rregulla për pjesën tjetër të botës është tregues i neokolonializmit". Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë samitit të dytë Rusi-Afrikë.

“Edhe pse sistemi kolonial është bërë një gjë e së kaluarës në dekadat e fundit, tani ekziston një sistem neo-kolonial. Është krijuar dhe ne mund ta shohim këtë hegjemoni në sektorin financiar, teknologjik dhe ushqimor”, saktësoi ai.

Putin më pas tha se Rusia dhe vendet afrikane konfirmuan qëndrimin e tyre për “formimin e një rendi botëror të drejtë dhe multipolar”, raporton Ria Novosti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos