I vunë zjarrin në mes të skenës, shfaqja që terrorizoi britanikët

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 10:20 | Bota

Juria e “Britain's Got Talent” mbeti pa fjalë kur një konkurrent i vuri zjarrin vetes në mes të skenës gjatë një audicioni në spektaklin e fundit.

Simon Cowell, Amanda Holden, Bruno Tunioli dhe Alesha Dixon nuk mund t’i besonin syve teksa performuesi Thomas Vu realizoi numrin e rrezikshëm.

Përpara fillimit të performancës, 35-vjeçari, i cili më herët kishte qenë pjesë e America's Got Talent, u shpreh se donte t’i tregonte botës se bërja e Kubit Rubik mund të jetë me të vërtetë interesante.

Më pas, ai e realizoi provën e vështirë pa pësuar asnjë lëndim dhe kaloi në raundin e radhës. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=3F4-sP6tlhI&list=RDCMUCi70qFIwSUyMgxT5ZjR2zQg&start_radio=1&rv=3F4-sP6tlhI&t=67

A2 CNN Livestream

Latest Videos