Ibra i “përjetshëm”, një tjetër vit me Milanin

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 17:37 | Futboll
Ibra i “përjetshëm”, një tjetër vit me Milanin

Kohë rinovimesh te Milani. Pas zgjatjes së kontratës së trajnerit Stefano Pioli, që do të ndodhë brenda pak ditësh, drejtuesit kuqezi po punojnë për rinovimet e Theo Hernandez, Ismael Bennacer dhe Rafael Leao.

Por, jo vetëm kaq. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milan ka vendosur që të zgjasë edhe kontratën e Zlatan Ibrahimovic, tashmë 40-vjeçar.

https://a2news.com/2021/09/11/ibra-nuk-kam-asgje-me-pak-sesa-messi-apo-cristiano/

Nëse fizikisht Ibra do të rezistojë, siç ka bërë deri tani, suedezi do të firmosë edhe për një sezon tjetër.

Kështu, karriera e Ibrës mund të zgjatet deri në qershor të vitit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos