Tirana-Dinamo, derbi vlen biletën në çerekfinalen e Kupës

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 16:45 | Futboll
Tirana-Dinamo, derbi vlen biletën në çerekfinalen e Kupës

Tirana dhe Dinamo kthehen këtë të enjte në fushë për derbin e tretë në harkun e pak javëve.

Sfida që do të luhet në 19:45 në Arenën Kombëtare vlen biletën në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Përballja e fundit ndërmjet dy skuadrave, e vlefshme për kampionatin, u fitua nga bardheblutë me rezultatin e thellë 4-0.

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, u shpreh: “Pas rezultateve jo të mira, situata nuk është e thjeshtë, por kemi në ekip lojtarë me eksperiencë që kanë provuar shumë rezultate gjatë karrierës. Koha e pushimit na bëri mirë për të harruar dhe për t’u fokusuar te përballja me Tiranën. Gjithmonë mendja është te ndeshja e radhës, kualifikimi do të na bëjë të ndjehemi mirë edhe në kampionat”.

Në derbin e Kupës, Dinamo niset nga avantazhi i fitores 2-0 në ndeshjen e parë, me golat e Ibraimit dhe Skukës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos