Zbulohen çiftet e çerekfinaleve të Kupës

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 22:32 | Futboll
Zbulohen çiftet e çerekfinaleve të Kupës

Surpriza të këndshme, por edhe befasi në Kupën e Shqipërisë. Kukësi i jep lamtumirën turneut, teksa Flamurtari rikthehet i madh, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Ndeshjet e turit të dytë konfirmuan sukseset e Teutës dhe Partizanit në grupin A, teksa Skënderbeu kaloi 4-3 Bylisin vetëm pas penalltive, me ndeshjen që përfundoi në barazim 2-2.

Sipas skemës së përcaktuar përpara startit të edicionit, skuadrat njohin edhe kundërshtarët për turin çerekfinal.

Në grupin A, Partizani pret të mësojë nëse do të ketë derbi me Tiranën apo Dinamon, ndërsa Teuta luan me Skënderbeun.

Në Grupin B, Flamurtari sfidon Vllazninë, ndërsa Laçi do të ketë në rrugën e tij Egnatian.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 26 janar 2022, ndërsa takimet e kthimit më datë 9 shkurt.

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë:

Grupi A
Partizani- Tirana/Dinamo
Teuta- Skëndërbeu

Grupi B
Flamurtari-Vllaznia
Egnatia-Laçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos