
Së bashku me trajnerin Pioli, Ibrahimovic ka marrë meritat e ndryshimit të fytyrës së Milanit, i cili pas izolimit nga pandemia ka pasur një ecuri tejet pozitive.
Kjo ecuri u shoqërua me zgjatjen e kontratës së trajnerit, drejt finalizimit për qëndrimin e dyshes Maldini dhe Massara e tashmë drejt zgjatjes së kontratës është edhe gjiganti suedez.
“La Gazzetta dello Sport” ka konfirmuar se Ibrahimovic ka vendosur të qëndrojë te Milani, ndërsa aktualisht po diskutohet me drejtuesit e klubit për arritjen e akordit.
Sipas medias italiane, marrëveshja me sulmuesin tashmë 38-vjeçar mund të arrihet për 5 milionë euro në sezon plus bonuset. (A2 Televizion)