Ibra kthehet në kombëtare në moshën 41-vjeçare

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 13:10 | Futboll
Ibra kthehet në kombëtare në moshën 41-vjeçare

Zlatan Ibrahimovic kthehet në kombëtaren e Suedisë. Trajneri Janne Andersson ka vendosur që të grumbullojë sulmuesin e Milanit, edhe pse është plot 41 vjeç dhe këtë sezon ka luajtur shumë pak me kuqezinjtë.

Ibra do të jetë i gatshëm për Suedinë për sfidat ndaj Belgjikës dhe Azerbajxhanit, të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.

https://twitter.com/svenskfotboll/status/1635962828178829312

Futbollisti veteran është kthyer në fushë me Milanin vetëm pak javë më parë, pas një periudhe të gjatë rehabilitimi nga operacioni në gju që realizoi verën e kaluar.

Ndeshja e fundit me Suedinë për Zlatan Ibrahimovic ka qenë në 29 mars 2022, kundër Polonisë. Me kombëtaren, 41-vjeçari ka luajtur 121 ndeshje, duke shënuar 62 gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos