Interi vuan, por shkon në çerekfinale të Champions, Manchester City i frikshëm me 7 gola

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 23:07 | Futboll
Interi vuan, por shkon në çerekfinale të Champions, Manchester

Interi dhe Manchester City janë dy skuadrat e radhës që kanë siguruar biletën e çerekfinaleve të Champions League.

Skuadra angleze shkatërroi Leipzigun, teksa e mposhti me rezultatin e thellë 7-0, me 5 gola të shënuar nga Haaland.

Ndërkohë, Interi arriti të kualifikohet duke menaxhuar fitoren minimale 1-0 në “San Siro”. Në Portugali ndeshja u mbyll pa gola, ndërsa skuadra vendase e rriti ndjeshëm presionin në minutat e shtesës aty ku pati raste të shumta për shënim.

Në fillim ishte Dumfries ai që hoqi topin nga vija fatale, ndërsa më pas Porton e ndali dy herë radhazi traversa, duke mos arritur ta çonte ndeshjen në shtesë.

Mbrëmjen e së mërkurës do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit që do të përcaktojnë fazën çerekfinale të Champions League. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/14/haaland-show-makineri-golash-edhe-ne-champions-realizon-5-here-ne-57-minuta/

A2 CNN Livestream

Latest Videos