
Zlatan Ibrahimovic do të aktrojë në një film komedi. Futbollisti suedez njihet si një nga personazhet më tërheqës edhe jashtë fushës së blertë, dhe këtë herë kërkon të lërë gjurmë dhe në kinematografi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, 41-vjeçari tregoi se shumë shpejt do e shohim dhe në kinema, në filmin "Astérix and Obélix : The Middle Kingdom".
Traileri i filmit ka dalë dhe Ibra është i veshur si një hero i luftës. Filmi pritet të dalë gjatë vitit 2023.
Detaje të tjera nuk bëhen të ditura, por duket se pasi Ibra të varë këpucët në gozhdë, e ka siguruar profesionin e ri. (A2 Televizion)