
Një ndër problemet më të mëdha të Kombëtares shqiptare në ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve është faza sulmuese.
Megjithatë, trajneri Edy Reja vijon të mos grumbullojë Armando Sadikun, sulmuesin që duhet se është në një formë të shkëlqyer. Ai ka realizuar edhe në ndeshjen e kësaj të hëne me skuadrën e FC Cartagena SAD në ligën e dytë spanjolle.
Ky ishte goli i tretë për shqiptarin këtë sezon në Spanjë. (A2 Televizion)