Ibra tërhiqet nga futbolli

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 08:23 | Futboll

Zlatan Ibrahimovic u përshëndet për herë të fundit me tifozët e Milanit.

Dy herë kampion i Italisë me fanellën e kuqezinjve dhe së fundmi një lider për skuadrën, shtatlarti suedez i dha lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 41-vjeçare.

Me Milanin, Ibra shënoi 93 gola ​​në 163 ndeshje.

Pas ceremonisë së lamtumirës, Ibra u shpreh kështu në konferencë për shtyp: “Nuk po e mendoj tani nëse do të kem një të ardhme si drejtor apo trajner. Është përgjegjësi e madhe të jesh në këto role. Tani më duhet kohë të mendohem”. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=dwa0o-zfZbM

A2 CNN Livestream

Latest Videos