Tifozi bie nga tribuna dhe ndërron jetë, ndërpritet ndeshja

Nga A2 CNN
4 Qershor 2023, 16:50 | Futboll

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin argjentinas, ku një tifoz ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes River Plate-Defensa Y Justicia pasi ra nga tribuna.

Tifozi u rrëzua nga tribuna e stadiumit “Monumental” dhe ndërroi jetë pasi u përplas në beton. Ndeshja u ndërpre në minutën e 26 nga arbitri pas kërkesës së bërë nga tifozeria.

Policia ka bërë të ditur se ka marrë kamerat e sigurisë dhe po e heton ngjarjen, pasi dyshon se mund të bëhet fjalë edhe për vrasje. Viktima është Pablo Marcelo Serrano, 53 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos