Seferi i shënon Shakhtar Donetsk-ut, dërgon Vorskla-n në Europë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2023, 17:50 | Futboll
Seferi i shënon Shakhtar Donetsk-ut, dërgon Vorskla-n në

Taulant Seferi e ka mbyllur me gol, fitore dhe një biletë për në Kupat e Europës për skuadrën e tij, këtë sezon. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e parë për Vorskla-n në fitoren 2-1 ndaj Shakhtar Donetsk.

Me këtë fitore në javën e fundit të kampionatit në Ukrainë, Vorskla siguroi një biletë pjesëmarrjeje në Conference League sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, për Taulant Seferin ky ishte goli i 13 në kampionat dhe një sinjal për trajnerin Sylvinho në prag të dy sfidave të kombëtares, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, më 17 dhe 20 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos