Identifikohet autori i sulmit në Nashville, donte të shpëtonte botën nga 5G

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2020, 11:52 | Bota

FBI bën me dije se ka identifikuar autorin e sulmit me autobombë në Nashville mëngjesin e Krishtlindjeve, ku të paktën 3 persona mbetën të lënduar, ndërsa u regjistruan dhe dëme shumë të mëdha materiale.

Sipas autoriteteve, autori është 63-vjeçari Anthony Quinn Warner një ish-ekspert kompjuterësh, ADN-ja e të cilit u zbulua në mbetjet e makinës autobombë.

Media britanike, ndërsa raportojnë disa burime, shkruajnë se Warner donte të mbahej mend si hero për sulmin ndaj kompanisë satelitore AT&T, pasi, sipas tij, teknologjia 5G ishte duke vrarë njerëzimit.

Shumë teori konspirative shpërthyen në lidhje me teknologjinë 5G, menjëherë pasi ajo u prezantua duke e quajtur atë një mjet për të spiunuar amerikanët, apo duke e konsideruar si një përhapëse të koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos