Raportoi nga Wuhani, dënohet me burg gazetarja

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2020, 10:59 | Bota
Raportoi nga Wuhani, dënohet me burg gazetarja

Autoritetet kineze dënuan me 4 vjet burg ish-avokaten e kthyer në gazetare, Zhang Zhan, e cila mbuloi krizën e pandemisë së koronavirusit në qytetin e Wuhanit.

Sipas gjykatës së Shangait, e cila dha vendimin, Zhan u shpall fajtore për nxitje të incidenteve, në kohën kur raportoi të dhënat e para për virusin nga qyteti vatër i Wuhan, që atëherë konsiderohej një pulmoni misterioze.

Raportimet e 37-vjeçares, Zhang u publikuan në mediat sociale dhe tërhoqën menjëherë vëmendjen e autoriteteve. Ajo u arrestua në maj dhe u akuzua për të dhëna false në reportazhet që u ndanë në Twitter, YouTube e WeChat

Në muajin shkurt, Zhang akuzoi autoritetet kineze për mungesë transparence dhe e konsideroi izolimin e Wuhanit, shkelje të të drejtave të njeriut. Ajo është gazetarja e parë e dënuar, nga 4 të arrestuarit në total për mbulimin e ngjarjeve të Wuhanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos