
Identifikohet autori i vrasjes së shtetasit Petrit Biba mbrëmjen e së premtes në Kaftallë të Pukës
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se autori i ngjarjes së rëndë është 26 vjeçari Enderis Doda.
Ndërkohë ai është lokalizuar nga forcat e rendit dhe në bashkëpunim edhe me FNSH pritet të arrestohet.
Autori dhe viktima punonin së bashku në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftallë.
Viktima fillimisht është sjellë pa ndjenja në spitalin e Pukës, dhe më pas është transportuar në spitalin e Shkodrës, por pa rezultat. (A2 Televizion)