
Një 30 vjeçar nga fshati Kaftallë i Pukës është qëlluar me armë zjarri, dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.
Viktima, Petrit Biba ishte punonjës i hidrocentralit në Vrithë.
Viktima fillimisht është sjellë pa ndjenja në spitalin e Pukës, dhe më pas është transportuar në spitalin e Shkodrës, por pa rezultat.
Policia dhe grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka arritur të identifikojë autorin i cili është Enderis Doda 25 vjeç. (A2 Televizion)