
Rafah, Gaza: Palestinezët kanë shtruar iftar pranë rrënojave të godinave të shkatërruara nga bombardimet e avionëve izraelitë. FOTO: GETTY IMAGES 
Valltare luajnë një numër gjatë Karnavaleve të Kulturës Aziatike në stadiumin kombëtar të Pekinit. FOTO: EPA 
Lojtarët e Manchester City ngrenë trofeun e FA Cup, duke u bërë klubi i parë që fiton tre trofetë kombëtarë në një sezon. Më parë fituan Kupën e Ligës dhe titullin kampion në Premier League. FOTO: THE GUARDIAN 
Provinca Hama, Siri: Luftëtarë të Frontit Kombëtar për Çlirim, të mbështetur nga Turqia, lëshojnë predha kundër xhihadistëve. FOTO: GETTY IMAGES 
Tel Aviv, Izrael: Kate Miller-Heidke e Australisë, gjatë performancës së saj në Festivalin Europian të Këngës. FOTO: AP 
Një emigrant noton drejt një anijeje pranë brigjeve të Libisë. FOTO: REUTERS 
Kulla “Eiffel” ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe me rastin e 130-vjetorit të ndërtimit të saj. FOTO: REUTERS. 
Perëndimi mes smogut në Meksiko Siti. FOTO: AP 
Një model i ri – dhe i çuditshëm – këpucësh në Javën e Modës në Pekin. FOTO: GETTY IMAGES 
Skulptura plastike të Beethoven në qytetin e tij, Bonn, me rastin e 250-vjetorit të lindjes. FOTO: REUTERS 
Perëndimi në lumin Main në Frankfurt. FOTO: AP 
Një shëtitje me biçikletë, në mëngjes herët në Londër, në parkun “Richmond”. FOTO: REUTERS
Fotot më mira të javës, nga agjencitë më prestigjioze botërore.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
