Ikën Ilir Meta, stafeta e kryetarit të shtetit i kalon Bajram Begajt

Nga A2 CNN
24 Korrik 2022, 10:25 | Politikë
Ikën Ilir Meta, stafeta e kryetarit të shtetit i kalon Bajram Begajt

Ilir Meta përfundon sot detyrën e tij si President i Republikës së Shqipërisë dhe vendin e tij e zë Bajram Begaj. Ceremonia e dorëzimit të mandateve do të zhvillohet në Presidencë dhe nis në orën 19:15  minuta. Begaj ulet në karrigen e Kreut te Shtetit, pas detyrës së tij të lartë si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Parlamenti e votoi atë me 78 vota pro.

https://a2news.com/2022/07/23/21-te-shtena-topi-e-himni-kombetar-detaje-nga-ceremonia-e-se-dieles-kur-begaj-do-te-marre-detyren-e-presidentit/

Emri i tij për të qenë në krye të shtetit erdhi me bekimin e kryministrit Rama, i cili zgjodhi përsëri modelin  e ushtarakut, duke iu referuar Alfred Moisut, që ai e cilësoi një sukses.

E teksa Begaj do të nisë mandatin e tij, Meta largohet për të nisur një opozitë të forte, siç ka paralajmëruar ai, kundër qeverisë.

https://a2news.com/2022/07/24/dita-e-fundit-si-president-meta-mesazh-shqiptareve-nder-dhe-privilegj-te-sherbeja-per-5-vite-ne-krye-te-shtetit/

Një dite pasi Meta do të lërë kostumin e presidentit, LSI, partia qe aktualisht drejtohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi pritet të mbajë konventën kombëtare.

Ndërkohë vizitën e tij të fundit zyrtare si president, Meta zgjodhi ta zhvilloje në Kosove, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kreun e parlamentin Glauk Konjufca dhe përfaqësues të PDK. Mesazhet e tij shkuan për një të ardhme më të mirë për Kosovën, që duhet te konkretizohet me liberalizimin e vizave sa më shpejt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos