Ikën Lame nga Kadastra, Rama: Bici me task-forcë kundër bishtave të korrupsionit

Nga A2 CNN
11 Mars 2023, 15:44 | Politikë
Ikën Lame nga Kadastra, Rama: Bici me task-forcë kundër bishtave

Emërimin e Dallëndyshe Bicit në krye të Kadastrës, Edi Rama e zyrtarizoi me një ceremoni në kryeministri, ku përveç stafit të këtij institucioni, ishte prezent edhe tashmë ish-drejtori i shkarkuar, Artan Lame.

Bici njihet si një nga njerëzit e besuar të Kryeministrit, i cili i ka caktuar edhe detyrat.

Dalja e Artan Lames nga skena u bë pa ja mohuar punën, por Rama theksoi se ishte e pamjaftueshme, duke shpjeguar kështu largimin e tij.

Lame tregoi se kishte kohë që nuk e gjente më veten në krye të Kadastrës. Pakënaqësinë e Kryeministrit e shpjegoi me besimin e Ramës ndaj tij, ndërsa nuk kurseu lavdet pavarësisht shkarkimit.

Ceremonia e zëvendësimit të tij vjen një ditë nga festimi i ditëlindjes, një dhuratë, siç e cilësoi ai, për të cilën u shpreh falenderues. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/11/largohet-nga-kadastra-lame-terheqjen-po-e-marr-si-dhurate-per-ditelindje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos