Kërkoi firmën e Bashës, Sefa i dërgon Celibashit njoftimin për shtyp të dorëheqjes së kryetarit

Nga A2 CNN
11 Mars 2023, 09:50 | Politikë

Celibashi kërkoi firmën e kryetarit Lulzim Basha në deklaratën që mban emrin e tij, por Sefa i ka dërguar një njoftim për shtyp të PD me fjalimin e Bashës përmes të cilit ai dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Indrit Sefa i shpjegon Celibashit se dorëheqja e Bashës është fakt i njohur botërisht që nuk ka nevojë të provohet ndaj dhe nënvizon se dokumentacioni i paraqitur është i plotë.

Në përfundim të argumenteve të tyre, grupimi i Alibeajt, i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të vijojë me procedurën për regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Celibashi i dha PD-së, kryetari i së cilës në KQZ rezulton ende Lulzim Basha, 48 orë kohë që ky i fundit të të firmoste deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për t’u regjistruar në zgjedhje.

Megjithatë, kreu i Grupit Parlamentar Enkejeld Alibeaj deklaroi të premten mbrëma pas mbledhjes me disa prej deputetëve demokratë se i gjithë dokumentacioni i dërguar prej grupimit të tij në KQZ “është në përputhje me ligjin.”

Jo, e kemi bërë të qartë dje. Dorëheqja e zotit Basha është fakt publik tashmë. Sqarimi përkatës edhe shkresor ne do ta dërgojmë pranë KQZ-së. Kështu që nuk mbetet asgjë për t’u diskutuar. Praktika edhe në zgjedhjet e mëparshme është e mbështetur në Kodin Zgjedhor, kështu që kjo është një çështje e zgjidhur,” u shpreh të premten Alibeaj kur u pyet nëse do të dorëzohej shkresa e firmosur nga Basha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/10/kqz-kerkon-firmen-e-bashes-per-ta-regjistruar-pd-ne-ne-zgjedhje-alibeaj-e-dine-te-gjithe-qe-ai-eshte-dorehequr/
https://a2news.com/2023/03/09/berisha-apo-alibeaj-kreu-i-kqz-do-te-vleresojme-kush-e-ka-tagrin-per-regjistrim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos