Ilir Daja nis punën te Skënderbeu

Nga A2 CNN
7 Gusht 2019, 18:46 | Futboll
Ilir Daja nis punën te Skënderbeu

Ilir Daja do të jetë zyrtarisht trajner i Skënderbeut për sezonin e ri.

Trajneri i suksesshëm, i cili fitoi titullin kampion në Korçë në vitin 2018 dhe e drejtoi skuadrën drejt ecurisë rekord dhe kualifikimit në fazën e grupeve të Europa League, rikthehet në Korçë pas një viti.

Pasditen e mërkurës pritej që Presidenti Takaj të prezantonte trajnerin Daja, por me konferencën që u shty për disa orë, drejtuesi i stolit nuk donte të humbte kohë.

Ai zbriti menjëherë në fushë për të ndërtuar Skënderbeun e edicionit të ri, duke konfirmuar se bardhekuqtë synojnë të jenë sërish një skuadër konkurruese në kampionat, në pritje të vendimit të Gjykatës Federale në Zvicër, pas dënimit 10-vjeçar nga UEFA. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=IlQ00uBOLA4

A2 CNN Livestream

Latest Videos